Jump to content

Aleksandër Sirdani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lir�
Fotoporteti
Dom Aleksand�r Sirdani
Emri Aleksand�r
Mbiemri Sirdani
Lindur m� 1 mars 1891
Lindur n� Gurr�zi, Vilajeti i Shkodr�s, Perandoria Osmane
Vdiq m� 26 dhjetor 1948
Vdiq n� Shqip�ria Koplik, Republika Popullore e Shqip�ris�
Komb�sia Shqiptar
Profesioni prift, folklorist, publicist

Aleksand�r Sirdani (Gur�z, 1 mars 1891 - Koplik, 26 dhjetor 1948) ishte prift jezuit, folklorist, etnograf e publicist.

U lind n� Gur�z t� Bregmat�s m� 1 mars 1891,[1] i biri i Dak�s dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga.[2] I ngelur jetim her�t nga e �ma, i ati i k�rkoi ndihm� hoxh�s s� Gucis�, i cili e mori me vete n� Shkod�r s� bashku me t� v�llan�, Nduen dhe i �oi te kleri katolik ku t� vazhdonin rrug�n e prift�ris�.[3][4]

Qysh n� vog�li i takoi t� p�sonte humbjen e s� �m�s. I ati, Dak� Sirdani, mbetur i vej� e duke mos dasht� t� martohej p�rs�ri iu p�rshkushtua edukimit t� t� bijve, Marinit dhe Lek�s. Shp�rngulen p�r n� Guc� ku kishin miq e t� af�rm. Varf�ria e madhe e b�ri Dak�n me lyp� ndihm� nga hoxha i Gucis�. Me t� marrun vesh se djemt� i p�rkisnin nj� familje katolike, zbret me to n� Shkod�r duke trokit� nd�r institucionet katolike.[4] Ku Leka 7 vjeçar pranohet në kolegjin Saverian. Më tej vijoi studimet në Innsbruck, Austri. Me të ardhur në Shqipëri, çoi meshën e parë më 24 prill 1916.[5] Shërbeu si famullitar në Malcí të Madhe, Reç, Shkrel, Bogë.

U përkushtua për mbledhjen e pasurisë shpirtërore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin nepër malësi. Bashkë me miqtë e tij klerikë, Donat Kurtin dhe Nikollë Gazullin mblodhën një pasuri shpirtërore që do ishte korpusi i vërtetë etnografik i popullit shqiptar. Më 1945 Dom Lekë Sirdani ishte famullitar në Bogë, kur dhe nisi hatashëm persekutimi dhe perndjekja.

Me datë 26 korrik 1948 duke parë rrjedhën e ngjarjeve pas çlirimit, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve:

Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen.

Më 27 korrik 1948, duke gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite më parë, e arrestuan, e tërhoqen rrëshqanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arriti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon saqë nuk dallohej çfarë ishte, ku filluan mbi të, ashtu si edhe mbi meshtarë të tjerë, torturat më çnjerëzore.[6]

Prej torturave gjatë hetuesisë, së bashku me Dom Pjetër Çunin e futën në një gropë septike dhe i lanë aty deri kur ndërruan jetë.[7]

Libërthi i tij i parë qe përmbledhja Fjalë - ari (Shkodër, 1928),[8] më tej përkthimi nga gjermanishtja Shqyptari i vogël (Shkoder, 1930),[9] Kallxime popullore (Shkoder, 1933), përkthimi nga italishtja prej përmbledhjes Canti popolari religiosi të Atë Alfonso Iacobelli me titull në shqip Para fronit të hireve: Kangë të divoçme (Shkodër 1934);[10] Mbretnesha e vogël (Shkodër, 1934);[11] «Legjenda e gjethes së purrinit», «Frati i ri». Nder të tjera shkroi në poezi Dekalogun (Dhjetë Urdhnimet) për m'i ba ma të lehtë në mësi, po ashtu dhe «Martiri i Eukaristís» (Sh. Tarçizi).

Vepra të tjera: Nora e bukur (Shkodër, 1942),[12] Folklore botuar tek e përkohshmja «Leka» (Tiranë, 1940).[13]

  1. ^ Lulashi, Regjina (2007). "Due fratelli martiri" [Dy v�llez�r d�shmor�]. archivioradiovaticana.va.{{cite web}}: Mir�mbajtja CS1: Gjendja e adres�s (lidhja)
  2. ^ Kurti, Donat (2003). Provin�a Fran�eskane Shqiptare (n� latinisht). Shkod�r: Botime Fran�eskane. fq. 130. ISBN 99927-789-1-1. Marinus (P) Antonius Sirdani, f. Marci et Mariae Smajlja, n. Gusinae, d. Scodrensis 17 Jan. 1885 [...].
  3. ^ Ulqini, Kahreman (1999). Faktor� kulturor� e fetar�: nga komb�sia tek kombi: sprov�. Shkod�r: Idromeno. fq. 74. ISBN 9789992762332.
  4. ^ a b Pllumi, Zef (2006). Rrno vet�m p�r me tregue. Tiran�: 55. fq. 297. ISBN 9789994379989.
  5. ^ Antonio Borrelli "Servo di Dio Aleksander Sirdani Sacerdote e martire" Stampa:It
  6. ^ G�zulli, Daniel (8 janar 2011). "V�llaznit Sirdani: At Martin Sirdani & dom Aleksand�r Sirdani". kosova.albemigrant.com. Metropol, 2554. fq. 10. Arkivuar nga origjinali m� 2 dhjetor 2010. Marr� m� 13 tetor 2019.{{cite web}}: Mir�mbajtja CS1: BOT: Gjendja e adres�s origjinale �sht� e panjohur (lidhja)
  7. ^ "Martir�t" (PDF). radiomaria.al.{{cite web}}: Mir�mbajtja CS1: Gjendja e adres�s (lidhja)
  8. ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 587.
  9. ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 517.
  10. ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 590.
  11. ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 670.
  12. ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip n� fondet e Bibliotek�s Komb�tare (PDF). Tiran�: Biblioteka Komb�tare, Sektori i Bibliografis� Komb�tare. fq. 469. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) m� 2 shtator 2021. Marr� m� 4 shtator 2021.
  13. ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 588.